Kosova U21 e zbulon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Anglisë

Ekipi kombëtar U21 i Kosovës e ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 kundër Anglisë.

Kosova do të jetë mysafire e Anglisë për ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit C kualifikues më 9 shtator.

Kombëtarja verdhekaltër është lidere e Grupit C me pikë të plota, 6, nga dy ndeshje. Ajo ndiqet nga Turqia që ka dy pikë më pak, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.

E treta është Shqipëria me dy pikë nga tri ndeshje deri tani, ndërsa Andorra renditet e katërta me një pikë nga dy ndeshje.

Tabelën e mbyllin Austria dhe Anglia pa pikë, sepse nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje deri tani.

loading…