Kosova-u21 e mbyll me humbje kampanjën kualifikuese për evropian

Kosova-U21 është mposhtur në stadiumin që e mbanë emrin e atit themelues të shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk të martën. 

Në një atmosferë me shi të madh Turqia-U21 ka fituar me rezultat 3 – 0. 

Pas golit të parë që e ka shënuar Halil Dervisoglu në minutën e 23-të, golin e dytë e ka shënuar Guven Yalcin në minutën e 32-të nga penallta, kurse të tretin Berat Ozdemir në minutën e 64. 

Në këtë kampanjë për kualifikimet e Evropianit, Kosova ka arritur të tubojë 9 pikë, duke u renditur e parafundit në tabelën, të cilës i prinë Anglia. 

Sonte gjithashtu do të zhvillohen ndeshjet e tjera mes Anglisë e Shqpërisë dhe Austrisë e Andorës.