Kosova U21 e gatshme për ndeshjen ndaj Shqipërisë, kjo është lista e trajnerit Prekazi

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Trajneri Rafet Prekazi e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme duke e ditur se fitorja në këtë rast do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në kampionatin Evropian.

“Sa i përket ndeshjes me Shqipërisë është ndeshja e radhës, i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje kemi me shku me lujt me moton me krenari dhe përgjegjësi të madhe”, tha Prekazi.

Më poshtë mund të shihni listën e të ftuarve nga Rafet Prekazi. Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me datën 15 tetor.

loading…