Kosova U20 gati për sfidat e radhës

Federata e Volejbollit të Kosovës organizon grumbullimin e parë përzgjedhës për Kombëtaren U20, meshkujt të Kosovës.

Më 19 gusht, nga ora 18:00 mbahet grumbullimi i parë i Kosovës U20, meshkujt, në FEFS

Të gjithë volejbollistëve të grupmoshës U20 do t’i jepet mundësia nga selektori dhe trajnerët. Stafi teknik i Kombëtares ka përpiluar një listë preliminare, me volejbollistë që janë ftuar nga selektori, mirëpo, klubet gjithashtu kanë mundësinë të propozojnë lojtarët e tyre të jenë pjesë e grumbullimeve seleksionuese.