Kosova U19 luan baras me Austrinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka barazuar 0-0 me Kombëtaren e Austrisë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kanë nisur kualifikimet për Kampionatin Evropian për grupmoshat e reja.

Përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur pa gola me Austrinë në ndeshjen e xhiros së parë në grupin 7.

Ndeshjet e grupit të Kosovës po zhvillohen në Hungari, me të cilën kombëtare Kosova do të takohet më 13 tetor, ndërsa më 16 tetor Kosova përballet me Sllovakinë.