Kombëtarja e Kosovës U15 po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në turneun FIFA World Cup & Festival U15, që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.
Dardanët kanë regjistruar sot dy fitore, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Grupit D. Fillimisht, Kosova triumfoi bindshëm ndaj Tahitit me rezultat 4:0, ndërsa në ndeshjen e dytë mposhti Sierra Leonen me rezultat minimal 1:0, shkruan Indeksonline
Pas këtyre rezultateve pozitive, përfaqësuesja e Kosovës do të synojë të vazhdojë serinë e fitoreve edhe në sfidën e radhës.
Nesër, në kuadër të çerekfinales së Grupit D, Dardanët e rinj do të përballen me Republikën Dominikane, me synimin për të avancuar më tej në këtë turne ndërkombëtar.







