Kosova U-21 kërkon fitore kundër Turqisë në “Fadil Vokrri”

Pas fitores me rezultat 4-0 kundër Andorrës, Kosova do të tentojë t’i vazhdojë me të njëjtin hap kualifikimin për në Kampionatin Evropian, me ndeshjen e sotshme kundër Turqisë.

Sonte në orën 20:00, Kosova do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Turqinë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit 3 në kualifikimet për Kampionat Evropian U-21.

Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët”, pasi që me fitore ata do ta marrin pozitën e parë në këtë grup. Aktualisht, Kosova është e dyta, me një pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Turqia.

Tabela e Grupit 3:

Në këtë grup garon edhe Shqipëria, e cila radhitet në pozitën e tretë, me një pikë më pak dhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara sesa Kosova. Sot, në orën 15:00, ajo do të ndeshet me Uellsin.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve, para pesë ditëve në Andorrë me rezultat 4-0 dhe në mars kundër Maltës me rezultat 1:-.

Në anën tjetër, Turqia e barazoi ndeshjen e fundit, kundër Shqipërisë, ndërsa para saj i kishte regjistruar 2 fitore dhe një disfatë.