Kosova U-21 do të luajë në stadiumin ku Anglia s’kishte luajtur qe një dekadë

“KCOM Stadium” do ta presë për herë të parë pas një dekade një ndeshje të ekipeve kombëtare. Në stadiumin e Hull Cityt në muajin shtator do të përballen Anglia dhe Kosova me ekipet e tyre U-21

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 do të luajë në stadiumin ku Anglia s’kishte luajtur qe një dekadë.

Në fakt, Anglia U-21 do të luajë për herë të parë pas më shumë se 10 vjetësh në stadiumin “KCOM Stadium” pasi shtëpia e Hull Cityt u vendos të jetë mikpritëse e ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Kosovës për grupmoshat U-21, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Skuadra e Aidy Boothroyd do ta vizitojë “East Yorkshire” të hënën e 9 shtatorit në ndeshje me “Dardanët e rinj”.

Në këtë stadium nuk ka zhvilluar ndeshje Anglia U-21 që nga miqësorja me Slloveninë në gusht të vitit 2008.

Para kësaj ndeshjeje, anglezët e rinj i kishin zhvilluar edhe tri ndeshje në këtë stadium, kundër Serbisë e Malit të Zi në qershor 2003, kundër Holandës në shkurt 2004 dhe me Gjermaninë në mars 2005.

Kosova U-21 është në një grup me Anglinë, Austrinë, Andorrën, Turqinë dhe Shqipërinë.

loading…