Kosova, trending në Twitter pas shkëlqimit ndaj Anglisë

Kosova është kthyer në trending në rrjetin social Twitter pasi pati performancë impresive në ndeshjen me Anglinë në rrugën për Euro 2020.

Pavarësisht se u mposht 5 me 3, Kosova pati paraqitje shumë të mirë dhe që bëri bujë në botë për shkak të rikthimit nga 5 me 1, e që pak ekipe kanë arritur të realizojnë tre gola ndaj “Tre Luanëve”.

Tani, pas këtij rezultati, shumë njerëz në rrjetin social po e komentojnë Kosovën, duke e kthyer në mesin e pesë çështjeve më në trend të orëve të fundit në botë.