3 maj i vitit 2016 shënon njërën prej datave më të rëndësishme në futbollin e Kosovës.
Në Budapest të Hungarisë iu dha fund izolimit të padrejtë që iu bë Kosovës prej dy dekadash e gjysmë. Futbolli ynë mbahej i bllokuar duke mos pasur të drejtë të garojë në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht kësaj, këtu asnjëherë topi nuk u ndal të rrokullisët. Të rinjtë dhe shumë dashamirë të futbollit sakrifikuan shumë dhe asnjëherë nuk e ndalën ëndërron që një ditë të jenë të barabartë më të gjitha shtetet tjera të Evropës, shkruan Ballkani.info.
Edhe pse vonojë shumë kjo gjë u bë realitet në vitin 2016 kur UEFA me 28 vota për, 24 kundër dhe 2 abstenime i tha Po Kosovës duke e futur në familjen e saj.
Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm./Ballkani.info







