Lojrat olimpike verore

Kosova shpreson në medalje, në ngjarjen olimpike që nis sot

Të shtunën (sot) në Buenos Aires të Argjentinës nis edicioni i tretë i Lojërave Olimpike Verore për të Rinj. Për herë të parë në këtë ngjarje shumësportëshe merr pjesë edhe Kosova.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në Argjentinë ka dërguar pesë sportistë, ndërsa shpresat janë që të fitohet një medalje, shkruan sot Koha Ditore.

Medalja pritet prej xhudistes Erza Muminoviq, që është kampione evropiane për kadete nga ky vit dhe në Lojërat Olimpike për të Rinj merr pjesë me normë të fituar.

Katër sportistët tjerë marrin pjesë falë ftesave dhe kjo lë të kuptohet që gjasat e tyre për medalje nuk janë të mëdha.

Sportistët kosovarë në fillim të javës kanë udhëtuar për në Argjentinë dhe po presin për ceremoninë hapëse dhe për garat e tyre