Kosova e ka shënuar rritjen më të lartë deri më sot në renditjen zyrtare të FIFA-s, duke u renditur e 131-ta, për gjashtë pozita më lartë.
Në listën e kaluar, Dardanët ishin vlerësuar me 1113 pikë, ndërsa në listën aktuale janë vlerësuar me 1099 pikë.
Kjo ngritje e skuadrës së Bernard Challandes vjen pas fitoreve që shënoi Kosova gjatë ndeshjeve të zhvilluara në nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.








