Kosova shënon ngritje historike në ranglistën e FIFA-së

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritjen më të madhe në histori në ranglistën e re të FIFA-së.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror sot ka përditësuar listën e renditjeve të kombëtareve.

Kosova nga pozita e 119 sa ishte herën e kaluar, tashmë është ngritur në pozitën e 114 me 1184 pikë – që është pozita më e lartë që nga pranimi në UEFA e FIFA në vitin 2016.

Ngritja e re ka ardhur si shkak i dy fitoreve të këtij muaji, kundër Gjibraltarit (1-0) në miqësore dhe Malit të Zi (2-0) në kualifikimet për Euro 2020.

loading…