Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.

“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Tashmë janë publikuar edhe kuotat e bastoreve për këtë ndeshje miqësore.

Sipas kompanive të basteve, Kosova llogaritet favorit absolut sot.

Fitorja e Kosovës kuotohet me 1.04, barazimi me 15.00, kurse fitorja e San Marinos me 26.00.