Taksa dhe Ushtria

Kosova po përjeton sulme të papara kibernetike. Sulmet po bëhen nga Serbia dhe Bosnja

Kosova po përballet me sulme të ashpra kibernetike. Këto sulme po vijna nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në kohën kur për këtë dy vende Kosova ka vendosur taskë 100 për qind për mallrat, si dhe në kohën e formimit të Ushtrisë.

Ballkani.info ka raportuar mbrëmë se prej fundjavës së kaluar dhe deri më sot, institucionet e Kosovës kanë pasuar sulme të vazhdueshme kibernetike.

Dje është sulmuar edhe faqja elektronike e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), kurse sot këto sulme që po vazhdojnë ende kanë qenë shumë më masive, raporton Ballkani.info.

Këto sulme, siç mëson Ballkani.info nga burime brenda Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, janë shumë të organizuara dhe vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por kohë pas kohe edhe nga Maqedonia.

“Cak i këtyre sulmeve janë komunikimet e postës elektronike të zyrtareve të institucioneve të Kosovës, kryesisht në ato të zyrtareve diplomatikë dhe padyshim se vijnë si luftë speciale për shkak të taksës 100 për qind që u është vendosur”, ka thënë një zyrtar i kësaj agjencie për Ballkani.info, duke shtuar se po mundohen që të pamundësojnë komunikimin përmes postes elektronike zyrtare.

Ballkani.info ka folur edhe me Kujtim Gashin, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, i cili ka konfirmuar se ka tendencë të sulmeve kibernetike me bazë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Informacionet ende nuk i kemi të detajuara dhe nuk mundemi ta konfirmojmë motivin. Por, këto sulme janë të menaxhueshme. Janë disa përpjekje për t’i atakuar disa adresa, por s’mundemi ta konfirmojmë nivelin e sulmit. Kemi informacione se IP-të vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në bazë të hulumtimeve dhe gjurmimeve që kemi bërë dhe është identifikuar edhe origjina prej nga janë drejtuar sulmet. Pasojat nuk janë të mëdha dhe i kemi menaxhuar me sukses. Nuk është diçka për shqetësim apo panik. Thjeshtë janë përpjekje dhe tendenca për ta vështirësuar komunikimin”, ka thënë Gashi për Ballkani.info.

Të njëjtën gjë e ka thënë sot edhe Hekuran Doli, njohësi më i mirë kibernetik në Kosovë.

Ja çfarë shkruan ai:

Per ndryshe miq, keto dite po jetoj kohet me te veshtira te karrieres time profesionale. Ne dy ditet e fundit po ballafaqohemi me sulmin kibernetik me te madh me te cilin jam ballafaqu ndonjehere ne karriere, pavaresisht se kam mendu se kam pa gjithecka ne kete aspekt. Sic po verehet, Kosova eshte ne lufte kibernetike. Fatmiresisht deri ne kete moment po mbahemi mire, nuk e di cka ndodhe ne minutat ne vijim. 🙂

Botes online, dhe pasojave te sulmeve te tilla mund edhe te mos i kushtoni rendesi, mirepo permes botes online po lekunden shtetet me stabile. Hiç me large, shikoni kah Franca. Ne kemi shume me pak kapacitete intelektuale dhe financiare, por shpresoj qe fati dhe mbeshtetja te jete ne anen tone.