Kosova po lë nam në Evropë, ja pse është më e mirë se Portugalia, Gjermania e Spanja

Kosova ka marrë pikët e plota në Sofje, duke e mposhtur 3-2 Bullgarinë.

Kosova e ka dominuar Bullgarinë në të gjitha aspektet në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, dhe ka marrë fitore dramatike duke fituar në fund 3-2.

Rashica, Muriqi dhe Elbasan Rashani shënuan për Kosovën për t’i marrë tri pikë të arta.

Kjo është ndeshja e 14 që Kosova s’di për humbje, miqësore dhe zyrtare.

“Dardanët” kanë lënë prapa Portugalinë me 10 ndeshje pa humbje, Danimarkën 9, Gjermania 5, Spanja 4 dhe Belgjika 3, bën të ditur “bet365”.

Pas kësaj fitore, Kosova ka shkuar në kuotën e 5 pikëve në Grupin A, me një më pak se Çekia dhe Anglia.