Kosova

Kosova po kërkon t’ia rrëmbej Kroacisë yllin e Kombëtares U21

Veldin Hodza (Hoxha) është një nga talentët më të mëdhenj në Kroaci dhe ai ka prejardhje shqiptare.

Mesfushori aktivizohet te Rijeka dhe është pjesë e Kombëtares U21 të Kroacisë.

Mediumi kroat Germanijak ka raportuar se Veldin Hoxha tanimë është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe ai po e shqyrton mundësinë që ta vesh fanellën dardane.

21-vjeçari është një nga mesfushorët defensivë më të mirë në kampionatin kroat derisa ka një vlerë prej 3 milionë eurove në tregun e transferimeve.

“Mund të konfirmoj se kanë kontaktuar me Hoxhan nga Kosova, por nuk mund të them asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Danko Gjikić, agjenti i mesfushorit kroat.

Hodza ka dalë nga Akademia e Rijekës, derisa ka zhvilluar 11 ndeshje për Kombëtaren U21 të Kroacisë.

Ai këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat për Rijekën ku ka realizuar edhe një gol.