85’ – Besar Halimi hyn në fushë. Zëvendëson kapitenin Valon Berisha. Kosova përfundon zëvendësimet.

84’ – Kosova vazhdon të dominojë duke rrezikuar sërish portën e kundërshtarit.

76’ – GOL. Arbër Zeneli kompleton hat-trickun. Realizon sërish supergol.

74’ – Milot Rashica largohet nga loja për t’i liruar vendin Edon Zhegrovës. Të gjithë tifozët janë ngritur në këmbë për të përshëndetur Rashicën për kontributin në këtë ndeshje.

69’ – Atdhe Nuhiu inkuadrohet në lojë. Zëvendëson Vedat Muriqin.

66’ – Kërcënojnë mysafirët. Muriqi sërish nuk lejon që topi të përfundojë në rrjetë. Pret gjuajtjen e fuqishme të Abbasovit. Rivënie këndore për Azerbajxhanin. Sërish në zonë i suksesshëm Muriqi që largon topin.

61’ – GOL. Kosova trefishon epërsinë. Amir Rrahmani realizon me kokë, pas harkimit të Benjamin Kolollit. Kololli asistoi edhe në golin e parë të Zenelit.

50’ – GOL. Sërish realizon Arbër Zeneli. Kosova dyfishon epërsinë.

48’ – Azerbajxhani tenton të shënojë nga distanca. Goditja e Nazarovit përfundon larg nga porta.

46′ – Vetëm një ndryshim në fushë. Ismayilov inkuadrohet në vend të Dadashovit te Azerbajxhani.

46′ – Fillon pjesa e dytë

45+2′ – Ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” me epërsinë e Kosovës prej 1 me 0 me golin e shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e parë.

44’ – Karton i verdhë për Abdullayevin për ndërhyrje ndaj Milot Rashicës.

41’ – Arijanet Muriqi dëshmon talentin. Pret gjuajtjen e fuqishme të Almeidas nga distanca. Mbetet rezultati 1 me 0 në të mirë të Kosovës.

36’ – Këndore e dobët nga mysafirët. Topi te Muriqi.

36’ – Rivënia e dytë këndore për mysafirët.

29’ – Valon Berisha gjuan, por topi përfundon jashtë portës.

28’ – Rast i mirë për Kosovën. Gjuajtja e lirë afër zonës së rreptësisë.

25’ – Rivënia këndore nuk rrezikon Kosovën. Topi largohet lehtësisht nga Fidan Aliti.

24’ – Korner për mysafirët pas një gabimi nga Valon Berisha.

20’ – Kosova dominon në posedim të topit. Mysafirët akoma s’kanë rrezikuar asnjëherë portën e portierit të ri kosovar Arijanet Muriqi.

17’ – Korneri nuk sjell rrezik për Azerbajxhanin, por Kosova vazhdon të mbajë posedimin e topit.

16’ – Kosova kërcënon mysafirët me kundërsulme. Vjen korneri i parë në ndeshje për Kosovën.

10′ – Karton i verdhë për azerët. Nazarov bëhet lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë.

5’ – Kosova ka iniciativën në fushë. Posedimi i topit më shumë te ekipi kosovar.

2’ – Gol në minutën e dytë. Ka realizuar gol të jashtëzakonshëm Arbër Zeneli.

1′ Kosova ka kaluar në epërsi qysh në minutën e parë kundër Azebajxhanit me golin e Arbër Zenelit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=R1lWMXg3EaQ

Ka nisur në “Fadil Vokrri” përballja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Ndeshja është vendimtare për të përcaktuar fituesin e grupit dhe ekipin që shkon në “play-off” për kualifikim direkt në Euro 2020.