Kosova pëson humbje të thellë nga Luksemburgu

Pas fitores ndaj Andorrës, Kosova 3×3 te femrat është mundur nga Luksemburgu me shifrat 4:17, në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3, që po zhvillohen në Qipro.

Tri pikë i realizoi Saranda Daci, kurse një Enisa Kamerolli.

Ndeshjen e fundit në grupe, vashat dardane e zhvillojnë nga ora 17:45 kundër Qipros.

Në kualifikime po marrin pjesë edhe meshkujt 3×3, ku në ndeshjen e parë pësuan nga Andorra, kurse takimi i dytë është kundër Shqipërisë nga ora 16:30.