Kosova pëson humbje nga Izraeli

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Izraeli në ndeshjen për plasman në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.

Të shtunën në Prishtinë vajzat tona pësuan me rezultat 39:25.

Pjesa e parë është dominuar plotësisht nga Kosova. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi prej disa golash. Pas 30 minuta lojë rezultati ishte 15:13 për Kosovën.