Suedia i ka shkaktuar humbje katastrofale kombëtares së Kosovës, me rezultat 51:16 (28:8) në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Atmosferë e bukur në Karlskrona, ndërsa vendaset nuk treguan fare mëshirë për vashat tona.

Suedia – Kosova 51:16

]Suedia: Bundsen, Lerby 7, Roberts 5, Hagman 7, Blohm 4, Petren 4, Lindqvist 5, Thorleifsdottir 2, Östblom 3, Axnér 4, Hansson 5, Löfqvist 2, Koppang 2, Koppang, van Kerkvoorde 1, Matthijs Holmberg e Idehn.
Kosova: Kryeziu, Qorraj 5, Bytyqi 3, Rugova 2, Gjergjaj, Gjikokaj 4, Esati, Shatri 1, Aliu 1, Haxhiu, Dinarica, Ujkiq, Matarova, Gola, Mustafa e Kafexholli,.

Kombëtarja e Kosovës nuk ishte në asnjë element i babaratë me Suedinë.

E nisën furishëm, 4:0, 8:2, ndërsa në minutën 11-të rezultati 12:2 dhe 20:6 në atë të 20-tën.

Pjesa e parë mbyllet me 30 gola diferencë (28:8) për Suedinë.

Në minutën e 40-të rezultatin 36::11 për Suedinë.

Në minutën e 50-të rritet epërsia në 30 gola (43:13) dhe duke u mbyllur ndeshje me rezultat 51:16   

Ndeshja e kthimit luhet të dielëne  fundjavës (17.15) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.