Kosova pëson disfatë nga Gjeorgjia

Kosova U-20 ka pësuar 86:52 nga Gjeorgjia në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali. Djelmoshat kosovarë kishin një paraqitje të mirë, veçanërisht në çerekun e dytë.

Gjeorgjianët e nisën ndeshjen më mirë dhe çerekun e parë e fituan 19:9, por në fillim të periodës së dytë, Dardanët hynë në një seri prej 9:0, duke afruar rezultatin në 19:18.

Por më pas gjeorgjianët sërish u këndellën, duke shkuar në pushim me rezultat 39:29.

Çereku i tretë dhe i katërt ishin fatal për djelmoshat kosovarë që pësuan 23:11 dhe 24:12. Në fund Gjeorgjia fitoi 86:52.

Gjeorgjia është lidere me katër fitore, derisa Kosova ka një fitore dhe tre humbje. Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e zhvillon të mërkurën ndaj Suedisë nga ora 19:15.