Kosova pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.

Në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, vetëm te Kosova u paraqit logo e federatës dhe jo flamuri shtetëror.

Lidhur me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka thënë për Kohën se kanë reaguar menjëherë dhe presin që drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit të ndërhyjnë.

Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë, vend ky që s’e njeh Kosovën si shtet.