Kosova organizon ceremoni shtetërore për pritjen e Kampioneve Olimpikë

Nesër organizohet ceremoni shtetërore për pritjen e kampioneve olimpikë, Distria Krasniqi, Nora Gjakova me ekipin e tyre, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Driton Kuka, Agron Kuka etj.

“Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë.

Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë:

  1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.
  2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00”, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës.