‘Kosova nuk është e jona’ kishte thënë akademiku serb, ultranacionalistët serbë kërkojnë përjashtimin e tij

Të shtunën ultrancionalistët serbë të shtunën protestojnë kundër Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostic, të cilin duan ta përjashtojnë pasi kishte guxuar ta thoshte në publik atë që ju dhemb fort, mes Kosovës dh Serbisë ka kufi. Ai madje kishte thënë jo për herë të parë se Kosova nuk i përket serbëve dhe bëjnë mirë që ta kuptojnë sa më parë.

Kostic kishte deklaruar në median serbe Newsmax Adria këtë si reagim ndaj Vladika Grigorije i Kishës Ortodokse Serbe duke e këshilluar që serbët nuk kanë nevojë për folklorizma që i bëjnë serbët të ndihen më heroik.

Vladika Grigorije ka thënë edhe diçka tjetër që nxehu atmosferën në Serbi pasi tha se Serbia nuk duhet të varet nga vetëm një njeri. Kjo u pa si sfidë ndaj pushtetit të Vucic nga ai vet dhe nga qarqe brenda kishës të afërta me opozitën. Grigorije i prin kishës serbe në Frankfurt. Tani pas vdekjes së figurave me peshë në kishën serbe nga Covid-19 si Amfilohije dhe vet patriarku Irinej vitin e kaluar Kisha Ortodokse e Serbisë pritet të zgjedhë liderin e ri. Një patriark kundër Vucicit do ti shkaktonte shumë telashe.

Afërsia e Kishës Serbe me Rusinë dhe zëra brenda nacionalistëve ekstremistë vazhdimisht e akuzojnë Vucic për ‘tradhti të lartë’ pasi ka pranuar të bisedoj për ‘Kosovën e Metohinë’.

Në protestën e caktuar për të shtunën me 16 janar para ndërtesës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë në Beograd do të kërkohet që akademikët tjerë të distancohen nga deklaratat antiserbe të Kostic dhe të fillohet procedura e shkarkimit të tij. Organizatorët shtuan edhe një kërcënim, në të kundërtën ata do të mbajnë përgjegjës të gjithë akademikët.