Ambasadori

“Kosova një vend special që meriton sukses”, Ambasadori Abbott përshëndetet me kosovarët nëpërmjet një video

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott tashmë është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Ai sot nëpërmjet një videoje disa minutëshe, ka zgjedhur fjalët e tij më të mira për Kosovën dhe kosovarët.

Thotë se nga të gjitha vendet që ka vizituar, Kosova është një vend i veçantë që meriton sukses.

“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu  të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”.

@ballkani.info “Do të jeni gjithmonë në zemrat tona”- Ambasadori britanik përshëndetet me kosovarët, thotë se ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë është ndër më të veçuarat #nicholasabbott #kosovo #british #prishtina #viral #🇽🇰#🇬🇧 ♬ original sound – Ballkani.info

Ai ka vazhduar duke thënë se marrëdhënia e ngushtë dhe e fortë mes vendeve tona do të thotë që ne të mbetemi partnerë dhe aleatë.

“Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur”.

Abbott ka një porosi edhe për udhëheqësit e në Kosovë.

“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”