Kosova nis sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për EURO 2021

Ekipi kombëtar i vajzave të Kosovës do t’i nisë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, kualifikuese për Euro 2021, sot në orën 17:30 në stadiumin e KEK-ut në Obiliq, ndërsa skuadra do të grumbullohet fillimisht në orën 12:00.

Dje, trajnerja e Kosovës, Afërditë Fazlija, e bëri publike listën e futbollisteve të zgjedhura për dy ndeshjet e para në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021, të cilët zhvillohen gjatë ditëve në vijim.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Turqisë, më 30 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00 dhe hyrja për tifozë do të jetë falas. Ndërsa, për ndeshjen e dytë, vajzat e Kosovës do ta vizitojnë Slloveninë më 3 shtator.

Nëntë prej 23 futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje i përkasin klubit kampion të Kosovës, Mitrovicës, ndërsa vetëm edhe dy të tjera luajnë në ligën kosovare, për Feronikelin.

Më 28 gusht në “Fadil Vokrri” do të mbahen dy seanca stërvitore, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 17:30. Ndërkaq, më 29 gusht, do të stërvitja e fundit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 18:00.

loading…