Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për “Euro 2020”, ndaj Malit të Zi e Bullgarisë.

Në stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri” po marrin pjesë 18 futbollistë.

Dy ndeshjet e ardhshme në Grupin A kualifikues Kosova i luan si mysafire. “Dardanët” luajnë me Malin e Zi më 7 qershor dhe tre ditë më pas me Bullgarinë.