Kosova nis kualifikimet me ndeshjen ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i nis kualifikimet për kampionatin botëror “Katari 2022” në Prishtinë kundër Suedisë. Ndërkohe ndeshjen e dytë Kosova do ta luajë në udhëtim kundër Spanjës.

Ndaj Suedisë do të luajë më 28 mars, derisa pas tre ditësh kundër Spanjës.

Shorti është tërhequr të hënën, derisa Kosova bashkë me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë janë në Grupin B.

Orari i ndeshjeve për kualifikimet e Botërorit 2022:

28 mars 2021 / KOSOVË vs Suedi

31 mars 2021/ spanjë – KOSOVË

02 shtator 2021 / gjeorgji – KOSOVË

05 shtator 2021 / KOSOVË – greqi

08 shtator 2021 / KOSOVË – spanjë

09 tetor 2021 / Suedi – KOSOVË

12 tetor 2021 / KOSOVË – gjeorgji

14 nëntor 2021 / greqi – KOSOVË