Çekia kishte vendosur një muaj më parë që ndeshjen vendimtare kundër Kosovës ta luajë në stadiumin ‘Doosan Arena’.
Stadiumi i përket kampionit të shumëfishtë vendas Viktoria Plzen, por duket se kjo arenë i sjell shumë fat kombëtares çeke.
Kjo pasi në total në katër ndeshje zyrtare të luajtura aty, Çekia numëron 4 fitore.
Çekët mposhtën Maltën 2-1 në vitin 2012, Islandën (2-1) në vitin 2014, Kazakistanin (2-1) në vitin 2015 dhe San Marinon (5-0) në vitin 2017 në këtë stadium.
Ndeshja kundër Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45, do të jetë e 5-ta për Çekinë në ‘Doosan Arena’ pas katër fitoreve.
loading…







