Kualifikimet

Kosova mposhtet nga Spanja por mbetet në garë për kualifikim

Kosova U19 ka pësuar humbje nga Spanja U19 me rezultat 1:2 në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2025 në “Elite raund megjithatë mbetet në garë për kualifikim.

Golin e vetëm për dardanët e rinj e shënoi supertalenti Eliot Bujupi me një gjuajtje të fortë nga 30 metra.

Kosova pas dy ndeshjeve ka tri pikë që është në pozitën e dytë sa ka edhe Austria, ndërsa renditjes i prinë Spanja me 4 pikë.

Në ndeshjen e  fundit dardanët ndeshen me Slloveninë ndërsa Spanja me Austrinë, një humbje apo barazim i Spanjës dhe një fitore e Kosovës ndaj Sllovenisë do ta kualifikonte Kosovën në Evropian. /Ballkani.info