Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Estonisë.

Mysafiret kanë shënuar fitore me rezultat 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të kujtojmë se kjo është ndeshja e dytë e dardaneve me Estonin, derisa takimin e parë e kishin fituar bindshëm me rezultat 8:o, por ja që këtë herë të përzgjedhurat e trajnerit Sami Sermaxhaj dështuan dhe nuk ia dolën të marrin prapë fitore. /Ballkani.info