Kosova mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Norvegjia

Futbollistet e Kosovës e kanë pësuar disfatën e parë në kualifikimet e kampionatit Botëror të vitit 2023.

“Dardanet” humbën nga norvegjezet të martën në “Fadil Vokrri” me rezultatin 3:0.

Ishte kjo ndeshja e dytë për Kosovën në Grupin F. Epërsinë e parë Norvegjia e arriti me autogolin e Viola Avdulit në minutën e 12-të, kurse Julie Blakstad në minutën e 36-të, kurse Lisa-Marie Utland shënoi golin e tretë në minutën e 56-të. Kosova mbetet me vetëm një pikë të fituar përballë Shqipërisë në ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Elbasan, takim që përfundoi 1:1. Norvegjia është liderë me 6 pikë në dy ndeshje të zhvilluara.