Kosova mposht Zvicrën

Ani pse me 8 mungesa të lojtarëve titullarë dhe pa dy lojtarët gjenial që nuk u dha leje nga Augbsburg, Dion Berisha dhe Leonard Zeqiri, Kosova U17 megjithatë sapo arriti ta mposht Zvicrën U17 me rezultat 0-1, si mysafire, në Qipro, e cila është nikoqire e ndeshjeve kualifikuese për “Elite Round” në grupin e 5-të, ku ëndërrohet evropiani.

E mposhtëm Zvicrën U17 e cila kishte seri perfekte në 10 ndeshjet e fundit me 7 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime. 11 lojtarë nga kampionati kosovar i kemi në këtë emërore.