Kosova do të jetë në mesin e pesë ekipeve debutuese që do të marrë pjesë në Botërorin e Carlingut, i cili do të mbahet në Norvegji
Kosova është në mesin e pesë shteteve që do të do të debutojnë në Kampionatin Botëror të Carlingut, event në të cilin do të marrin pjesë vendet me çifte të miksuara, i cili do të mbahet në qytetin norvegjez, Stavanger.
Kompeticioni do të mbahet nga 20 deri më 27 prill, ndërsa do të jetë edicioni më i madh deri tash për shkak se do të marrin pjesë 48 ekipe.
Kosova, Meksika, Nigeria, Arabia Saadite dhe Ukraina do të debutojnë në këtë kompeticion, ndërsa Nigeria do të jetë ekipi i parë afrikan që do të marrë pjesë në këtë nivel garash.
Garat do të mbahen në palestrën “Sørmarka Arena” në Stavanger.







