Liga e Kombeve
Kosova merr 1 pikë në Ishujt Faroe dhe mbetet lidere e grupit (VIDEO)
Kosova ka barazuar 1-1 në udhëtim te Ishujt Faroe në kuadër të Grupit D të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja jonë e nisi mirë ndeshjën duke shënuar në minutën e nëntë me supergolin e Milot Rashicës.
Mirëpo, në fillim të pjesës së dytë, respektivisht në minutën e 50-të vendasit shënuan me Joensen.
Me këtë barazim, Kosova vazhdon kryesimin e grupit me tetë pikë nga katër ndeshje, dy më shumë se përcjellësi i parë Azerbajxhani që për fatin tonë barazoi 1-1 në shtëpi me Maltën.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Maltës si mysafir më 17 nëntor. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=s6XFMynZmPo