Kosova me fitore historike në Gjeorgji

Kosova ka fituar ndeshjen e parë në histori të saj si Kombëtare në kualifikime për një Botëror. Ata kanë mposhtur në Batuni Gjeorgjinë me rezultat minimal 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 18-të dhe ishte një autogol i Davit Khocholava. Kjo fitore ngrit Kosovën në vendin e tretë në Grupin B të kualifikimeve për Katar 2022.

Ka përfunduar ndeshja Gjeorgji-Kosovë ku Dardanët kanë fituar me rezultat të ngushtë këtë ndeshje 0-1.

 Pjesa e parë e ndeshjes filloi shumë më mirë për Kosovën ku Lirim Kastrati pati një depërtim të mirë që në minutat e parë të ndeshjes.

Kosova pati një rast të mirë edhe në minutën e 13-të, kësaj radhe Elbasan Rashani depërtoi shumë mirë në zonë por pasimi i tij nuk doli për Vedat Muriqin kurse goditja e Valon Berishës u bllokua nga mbrojtësit e Gjeorgjisë.

Pas këtij rasti Kosova do të vinte të goli. Hadërgjonaj do të depërtonte mirë në krahun e majtë por krosimi i tij do të bllokohej fillimisht dhe mandej ai do të pasonte për Valon Berishën. Valon Berisha do të krosonte për të Muriqi i cili goditi topin me kokë por atë e devijoi Khocholava në rrjetin e tij për ta zhbllokuar epërsinë.https://streamja.com/embed/p6rGm

Pas këtij goli Kosova pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar por krosimi i Lirim Kastratit nuk doli mirë për Vedat Muriqin.

Në pjesën tjetër të ndeshjes Gjeorgjia sulmoi vazhdimisht por Kosova arriti që të mbrohet mirë.

Deri në fund të ndeshjes Kosova pati edhe dy dalje përpara por që nuk arriti që të shënojë gol.

Fillimi i pjesës së dytë prapë ishte më i mirë për Kosovën. Vedat Muriqi do të rrezikonte në minutën e 48 por goditjen e tij e priti portieri Loria.

Lirim Kastrati e pati shansin ideal që ta përfundonte këtë ndeshje në minutën e 64-të të ndeshjes por nuk arriti që të shënojë edhe pse ishte ballë për ballë portierit Loria.

Bytyqi do të kishte një rast tjetër për të shënuar gol por gjuajti jashtë.

Kosova do të shënonte në minutën e 86-të edhe një gol tjetër por VAR do ta cilësonte atë në pozitë jashtëloje.

Këto janë pikët e para të fituara të Kosovës në ndeshje për kualifikime në një Botëror. Me këto pikë ata ngjiten në vendin e tretë të Grupit B duke lënë pas Greqinë dhe Gjeorgjinë.