Kosova me bibliotekën dhe shqiponjë në sytë e karikaturistit të “Goalit”

Omar Momani, karikaturisti i njohur i mediumit sportiv, “Goal”, përmes ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe një shqiponje, ka përfshirë Kosovën në karikaturën e tij për Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Prej orës 18:00 u zhvilluan dy ndeshjet e xhiros së katërt në këtë grup mes Ishujve Faroe dhe Kosovës, dhe Azerbajxhanit që u takua me Maltën.

Të dy ballafaqimet përfunduan 1-1.

Kosova prin në këtë grup me 8 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 6, Ishujt Faroe me 4 dhe Maltën me 2.