Kosova kryen edhe stërvitjen e dytë para ndeshjeve të qershorit

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot (e shtunë) stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit për miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës.

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm 19 futbollistë, ngase për shkak të disa shqetësimeve të vogla shëndetësore ka munguar sulmuesi Vedat Muriqi.

Edhe gjatë stërvitjes së sotme djemtë dardanë kanë punuar me përkushtim të madh, derisa prurjet e reja tashmë kanë filluar ta njohin më mirë pjesën tjetër të futbollistëve.

Gjatë kësaj stërvitje krahas aspektit fizik, përzgjedhësi Bernard Challandes u ka shpjeguar futbollistëve strategjinë e tij dhe lojën të cilën ai dëshiron ta ndërtojë për ndeshjet e ardhshme.

Dardanët do të vazhdojnë me stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, nesër paradite në orën 11:00, ku 15 minutat e para do të jenë të hapura për media.