“Kosova ka nevojë për qeveri të re”, Memli Krasniqi tregon për takimet në Francë

Dje në Paris të Francës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar disa takime të rëndësishme zyrtare në Senat, në Parlament dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit në Senat, Krasniqi njofton se u prit dhe diskutoi me senatoren Laure Darcos, përgjegjëse për Kosovën në grupin e miqësisë Francë – Ballkan.

“Ndërkaq, në Parlament takova deputetin Jean-Philippe Ardouin, udhëheqës i grupit të miqësisë Francë – Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.