importi
Kosova importon rreth 3 milionë euro më shumë mallra nga Serbia
Ishte tetori i vitit 2011, dhe kjo maune me targa serbe dhe e mbushur gjithashtu me mallra nga Serbia, përfundoi e përmbysur.
Këtë veprim asokohe e bënë aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, e që për qëllim kishte kundërshtinë ndaj importeve që bëheshin nga shteti serb.
Për bojkot të këtyre produkteve kishte edhe kampanja të mëhershme e që vazhduan ndër vite.
Por edhe me ardhjen e Qeverisë Kurtiu, produktet serbe nuk humbën vendin në tregun kosovar.
Statistikat tregojnë se në muajin tetor 2022 importet nga Serbia kapin vlerën e 34 milionë eurove, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar u importuan 3 milionë euro më shumë