Kosova ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 nga Bjellorusia në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Ishte kjo ndeshja e fundit në këto eliminatore të cilat u mbyllën me zhgënjim në vendin e parafundit në tabelë dhe tash dardanëve iu mbetet të mendojnë vetëm për eliminatoret e Botërorit.

Edhe pse në këtë takim Kosova dominoi, dhe krijoi disa raste asnjëherë nuk mundi ta gjejë rrjetën dhe me meritë pësoi humbje.

Të kujtojmë se kjo ndeshje mund të jetë e fundit për trajnerin Primozh Gliha tek Kosova. /Ballkani.info