Kosova humbi një investim 110 milionësh, shkak procedurat e vonuara, reagon Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit që një kompani e huaj nuk investoi në Kosovë, por në Maqedoninë e Veriut, shkruan Ballkani.info

Kjo kompani pretendonte t’i investonte në Kosovë hiq më pak se 110 milion euro, por për shkak të procedurave raportohet të ketë zgjedhur Maqedoninë për të investuar.

Pacolli përmes një statusi në Facebook e ka thumbuar qeverinë aktuale.

“Po kjo firmë franceze pse iku nga Kosova e shkoi ne Maqedoni? …. si duket prap keta “hajnat e maparshem” janë fajtor!” tha Pacolli në një postim në Facebook.

Gërxhaliu tha se arsyeja e ikjës të këtij investitori është për shkak se dokumentacionet janë përfunduar më shpejtë se sa në Kosovë.

“O Safet….mos edhe këta francezët janë hajna oligark?, ne këtu nē Kosovë nuk i dojmë këta!” ka shkruar Pacolli.” ka shkruar ai. /Ballkani.info/