Futboll

Kosova ftohet në Spanjë në turneun “Mallorca Football Tournament”

Kombëtarja e Kosovës për veteran është ftuar në Spanjë për të marrë pjesë në turneun “Mallorca Football Tournament”.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës por së fundmi ka njohur pasaportën e vendit tonë dhe kjo ka bërë që udhëtimi për kosovarët të jetë shumë më i lehtë, shkruan Ballkani.info.

Lajmin për pjesëmarrje në turne e ka dhënë kryetari i Veteranëve të Kosovës në futboll, Enes Shosholli.

“Gjatë kësaj jave do të udhëtojmë në Spanjë me Kombëtaren e veteranëve të Kosovës në futboll, ku me simbolet shtetërore të Republikës sonë do të paraqitemi në turneun tradicional shumëvjeçar “Mallorca Football Tournament”. Do të bëjmë të pamundurën që Kosovës t’i japim imazh të mirë, me kulturë e traditë futbolli, ashtu siç jemi mësuar në këto vise me dekada të tëra”, ka shkruar Shosholli. /Ballkani.info