Kosova

Kosova fiton bindshëm ndaj Andorrës, ëndrra evropiane ende nuk ka përfunduar

Kosova e ka mbyllur me fitore bindëse ndeshjen ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanët triumfuan me rezultat 3:0 dhe duke e parë gabimin që bëri Rumania ndaj Bjellorusisë atëherë gjithçka mbetet e hapur në tri ndeshjet e mbetura, pasi Kosova tash është vetëm gjashtë pikë larg vendit të dytë.

Rashica shënoi dy herë dhe një herë Altin Zeqiri për këtë fitore të merituar të Kosovës. /Ballkani.info