LAJMI I FUNDIT

Kosova e shijon pozitën më të lartë në renditjen e FIFA-s, përparon edhe Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës e ka shijuar pozitën më të lartë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s.

Dardanët e shohin veten në vendin e 105-të në ranglistën e Kombëtareve për muajin tetor.

Muajin e kaluar, Kosova ishte e 111-ta, ndërsa tash ka përparuar për 6 pozita.

Kosova e mposhti Andorrën në këtë muaj në udhëtim me rezultat 3:0, ndërsa loja me Izraelin u shty shkaku i situatës së rëndë të krijuar në këtë vend.

Në nëntor, Verdhekaltrit do t’i zhvillojnë tri ndeshje, me Izraelin, me Zvicrën dhe me Bjellorusinë, kur edhe do ta mbyllin kampanjën kualifikuese për Euro 2024.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka përparuar po ashtu në renditje, për tri pozita.

Kuqezinjtë janë në vendin e 59-të, ndërsa muajin e kaluar ishin në atë të 62-të.

Fitorja e madhe ndaj Republikës Çeke ishte vendimtare në këtë ngritje të “Shqiponjave”.