Judo Inside ka publikuar një artikull përmes së cilës tregon për artin e triumfit në finale, gjë të cilën Kosova e ka perfeksionuar në këto dhjetë vitet e fundit.
Madje Kosova ka lënë prapa vendin e origjinës së xhudos, Japoninë.
“Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës. Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Evropës dhe Botës për juniorë”, thuhet në shkrimin e Judo Inside.
Republika çeke dhe Kuba kanë nga 50 për qind, të pasuara nga Gjeorgjia, Koreja e Jugut me 55 për qind. Franca ka fituar 54 për qind të finaleve.
Derisa Rusia, Brazili e Holanda kanë fituar vetëm 50 për qind të tyre.







