Kosova e mbylli ciklin kualifikues për “Euro 2022” më mirë se 21 përfaqësuese të Evropës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave e ka mbyllur ciklin kualifikues për kampionatin Evropian “Euro 2022” më mirë se 21 përfaqësuese të Evropës.

Kosova mori pjesë për herë të parë në kualifikimet për Evropian, derisa përfundoi e katërta me 10 pikë në Grupin A, ku pjesë ishte edhe superfuqia botërore, Holanda. Holanda është nënkampione e botës dhe kampione në fuqi e Evropës.

Pas vetes, Kosova në Grup e la Turqinë dhe Estoninë. Me më pak pikë kampanjën për Evropian në

Grupet tjera e mbyllën edhe Izraeli (7 pikë), Gjeorgjia (0 pikë), Bjellorusia (6 pikë), Ishujt Faroe (0 pikë), Moldavia (3 pikë), Azerbajxhani (0), Shqipëria (6 pikë), Qipro (0 pikë), Hungaria (7 pikë), Letonia (0 pikë), Maqedonia e Veriut (6 pikë), Kazakistani (0), Kroacia (7 pikë), Lituania (0 pikë), Greqia (7 pikë) dhe Mali i Zi (0 pikë). Në ndeshjet e fundit, Kosova ka luajtur pa lojtaret kryesore. Është krijuar një ekip me lojtare që luajnë edhe në shtete të ndryshme të Evropës, derisa më meritorja për krijimin e Përfaqësueses së futbollit të femrave, vlerësohet përzgjedhësja Afërdita Fazlija.