Kosova e Kroacia pajtohen për një miqësore në të ardhmen

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se është dakorduar me Federatën e Futbollit të Kroacisë për një miqësore mes dy kombëtareve.

Sipas një njoftimi, dakordimi u bë gjatë vizitës që presidenti i Federatës kroate, Davor Shuker, ia bëri Kosovës të martën.

Në njoftim thuhet se marrëveshja u arrit gjatë bisedave të Shukerit me ndihmëstrajnerin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Për datën do të vendoset më vonë, në një kohë që do të jetë e përshtatshme për të dyja kombëtaret.

loading…