Kosova e fiton pjesën e parë kundër Gjeorgjisë

Kosova e ka përfunduar pjesën e parë me një gol epërsi në Batumi të Gjeorgjisë. Goli i epërsisë për Kosovën erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes. Fillimisht u mendua që atë e shënoi Vedat Muriqi, por UEFA e cilësoi golin si një autogol të Davit Khocholava

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Gjeorgjisë. Pjesa e parë e ndeshjes filloi shumë më mirë për Kosovën ku Lirim Kastrati pati një depërtim të mirë që në minutat e parë të ndeshjes.

Kosova pati një rast të mirë edhe në minutën e 13-të, kësaj radhe Elbasan Rashani depërtoi shumë mirë në zonë por pasimi i tij nuk doli për Vedat Muriqin kurse goditja e Valon Berishës u bllokua nga mbrojtësit e Gjeorgjisë.

Pas këtij rasti Kosova do të vinte të goli. Hadërgjonaj do të depërtonte mirë në krahun e majtë por krosimi i tij do të bllokohej fillimisht dhe mandej ai do të pasonte për Valon Berishën. Valon Berisha do të krosonte për të Muriqi i cili goditi topin me kokë por atë e devijoi Khocholava në rrjetin e tij për ta zhbllokuar epërsinë.

Pas këtij goli Kosova pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar por krosimi i Lirim Kastratit nuk doli mirë për Vedat Muriqin.

Në pjesën tjetër të ndeshjes Gjeorgjia sulmoi vazhdimisht por Kosova arriti që të mbrohet mirë.

Deri në fund të ndeshjes Kosova pati edhe dy dalje përpara por që nuk arriti që të shënojë gol.